Takim me përfaqësuesit e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, në takim me Zëvëndëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Bytyqi, i angazhuar për çështjet ekonomike, me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri, si dhe me Ministrin e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Besimi.
Të pranishëm në takim ishin gjithashtu Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha, si dhe antarët e Bordit Drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar.
Duke iu uruar suksese në mandatin e tyre, z. Fejzi, vendosi theksin mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore dhe sipërmarrjes private duke mundësuar përmirësimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal.
Qëllimi i këtyre takimeve është rritja e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjes private dhe institucioneve shtetërore, pasi vetëm kështu do të krijohen politikat ekonomike që do t’i përgjigjen interesave të sektorit privatë.




