Kryetari

Prof. Dr. Besim Beqaj

Prof. Dr. Besim Beqaj

Prof. Dr. Besim Beqaj është një ekonomist me përvojë të gjerë akademike, institucionale dhe në sektorin privat.
Ai ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoratën në Universitetin e Prishtinës, pas pjesëmarrjes në European Doctoral Program in Small Business Administration në Universitetin Autonoma të Barcelonës dhe Växjö University, Suedi.
Është përfitues i bursës prestigjioze Fulbright, realizuar në Illinois Institute of Technology (SHBA).
Aktualisht ligjëron në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë karrierës së tij, ka mbajtur detyra të rëndësishme institucionale dhe shtetërore, duke shërbyer si Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ministër në disa dikastere të Qeverisë së Kosovës, si dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Prof. Beqaj është gjithashtu themelues i Horizon School në Kosovë dhe ofron konsulencë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike.
Motto: “Integrimi ekonomik nuk është qëllim – është mjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.”