Kryetari Nagib Fejzi në takim me Zëvëndës Ministrin e Transportit dhe dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, z. Bekim Rexhepi.
Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, ditën e sotme, zhvilloi një takim me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, z. Bekim Rexhepi.
Gjatë takimit, ndër të tjera, u diskutua dhe mbi vështirësitë që hasin sipërmarrjet që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe transportit si pasojë e pandemisë. Z. Rexhepi shprehu gatishmërinë e plotë në bashkëpunimin me sektorin privat për lehtësimin e këtyre vështirësive.
Takimi u zhvillua në respektim të plotë të protokollit të sigurisë Covid 19.