Kryetari Nagib Fejzi vizitë në fabrikat “KIVO” dhe “REKS” në Kaçanik

Kryetari, z. Nagib Fejzi, i shoqëruar nga nënkryetari i Forumit, z. Vullnet Haka, vizituan fabrikat “KIVO” dhe “REKS”, fabrika këto të investuara nga vëllezërit Driton dhe Visar Ramajli bashkë me partnerë nga Hollanda në Kaçanik.

Fabrika e prodhimit të ambalazheve plastike “KIVO”, e investuar para 5 vitesh, ishte një fabrikë modern, me teknologjitë më të përparuara të kohës, që punonte pothuajse 100% për tregjet e vendeve të BE-së dhe për kompanitë më në zë të nivelit multinacional.

Në takim Kryetari u shpreh se: “Ajo që më gëzon edhe me shumë është se keni plane konkrete për të zgjeruar investimin e prodhimit dhe për rrjedhojë edhe punësimin e zhvillimin e atij komuniteti në këtë zonë, pavarësisht nga pengesat aktuale të shkaktuara nga pandemia e Covid 19”.

Vizita vazhdoi në fabrikën tjetër gjithashtu të nivelit “State of the Art” “REKS”e startuar në më pak se 2 vite më parë. Në këtë fabrikë kryhej riciklimi i mbetjeve të plastikës të mbledhura në Kosovë e të importuara nga rajoni e vendet e BE-së. Lënda e parë e përftuar nga ky përpunim, riciklim që kryhej aty furnizonte kompani nga Kosova e Shqipëria por kërkesat më të mëdha ishin nga vendet e BE-së (në përmbushje të kërkesave të Directives për Circular Economy)

Z.Visar shpjegoi se, kurorëzimi me sukses i investimit të parë në “KIVO” i inkurajoji partnerët tanë të nxitur edhe nga sfidat dhe mundësitë që solli miratimi ne vitin 2018 në BE i Direktivës për “Ekonominë Qarkulluese” të mernim vendimin për të investuar një ndër impiantet më moderne të riciklimit të plastikës në Europë.