Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Fejzi, vizitë në Kompaninë “Eurofood” shpk
Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, vizitoi Kompaninë “Eurofood” shpk me pronar z. Davud Ese, shoqëruar nga koordinatori i Business Forum Prizren, z. Levent Buş.
Gjatë vizitës, ndër të tjera, u diskutua mbi sfidat që po hasin bizneset në këto kohë të vështira pandemie si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit me vendet e rajonit në Ballkanin Perëndimor.
Kompania “Eurofood” shpk, me seli në Prizren, Kosovë, është themeluar në vitin 1999. Veprimtaria kryesore e kompanisë është tregtia me shumicë e prodhimeve si dhe prodhimi i ketchup-it, majonezës dhe uthull.