Vizitë në shkollën Cambridge, në Prishtinë

Kryetari i FEMSH-së, z. Nagib Fejzi, së bashku me dy anëtarët e Bordit Drejtues, z. Mendi Qyra dhe z. Nebi Hoxha, zhvilluan një vizitë mjaft interesante në ambientet e shkollës Cambridge, në Prishtinë.
Shkolla Cambridge, një investim i niveleve evropiane i realizuar nga z. Besim Beqaj, Zv. Kryetar i FEMSH-së, ofron programe mësimore të cilat zhvillohen në bazë të planprogrameve të aprovuara nga MASHT, por gjithmonë duke implementuar elementin e punës arsimore në bllok.
Me fokus në zhvillimin e kapitalit njerëzor, investimi në sektorin arsimor mbetet faktor thelbësor në rritjen e konkurueshmërisë.