Takim me Zv. Kryeministrin e Parë të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një takim me Z. Artan Grubi, Zv. Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik.
Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu Ministri i Financave Z. Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë Z. Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Jeton Shaqiri, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, Zv. Ministër i Drejtësisë Z. Agim Nuhiu, Zv. Ministri i Mbrojtjes Z. Bashkim Hasani, Zv. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Z. Bekim Rexhepi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Z. Ejup Rustemi.
Diskutimet ishin të shumta në këtë takim, ku theksi u vendos mbi infrastrukturën dhe potencialet investuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të një bashkëpunimi ekonomik rajonal paraqet rëndësi të veçantë shkurtimi i distancave në aspektin infrastrukturor në hapësirat mbarë shqiptare.
Zv. Kryeministri Grubi si dhe ministrat pjesmarrës u shprehen se, prioritetet e këtij kabineti janë në bashkëveprim me problematikat dhe iniciativat e ngritura nga Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar.