Takim me Ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, në takim me Ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, z. Venko Filipče.
Në takim ishin prezent dhe Zëvëndës Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Hasani, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, njëkohësisht dhe anëtar i Bordit Drejtues të Forumit z. Nebi Hoxha.
Gjatë takimit theksi u vendos në heqjen e testit PCR për Kosovën. Z. Fejzi u shpreh se, referuar situatës së vështirë në të cilën ndodhet sipërmarrja private si rezultat i pandemisë, është e rëndësishme të mos krijohen kufizimeve në levizje midis dy vendeve por t’i kushtohet vëmendje zhvillimit të bashkëpunimit rajonal.
Sipërmarrja private është duke u përballur me sfida shumë të vështira ndaj kërkohet angazhimi maksimal i Institucioneve vendimmarrëse.

