Njihuni me Moderatorët e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”

Prof. Dr. Besim Beqaj
Prof. Dr. Besim Beqaj është ekonomist me përvojë të gjerë akademike, institucionale dhe në sektorin privat. Ai ka kryer studimet bachelor dhe master në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoratën e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, pas pjesëmarrjes në European Doctoral Program in Small Business Administration në Universitetin Autonoma të Barcelonës dhe Växjö University, Suedi. Është përfitues i bursës prestigjioze Fulbright, realizuar në Illinois Institute of Technology (SHBA).

Aktualisht ligjëron në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ka mbajtur detyra të rëndësishme institucionale dhe shtetërore, duke qenë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ministër në katër dikastere të Qeverisë së Kosovës (Integrime Evropiane, Zhvillim Ekonomik, Financa, Inovacion dhe Ndërmarrësi), si dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Prof. Beqaj është themelues i Horizon School në Kosovë, shkollë private e akredituar si Cambridge International School, dhe ofron konsulencë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave publike. Aktualisht mban detyrën e Nënkryetarit të Forumit Ekonomik Mbarëkombëtar (FEMSH).

Motto: “Integrimi ekonomik nuk është qëllim – është mjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet të përbashkët.”