Kryetari Fejzi viziton kompaninë “Swiss Windows” në Prizren
Në kuadër të vizitave tek bizneset, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, shoqëruar nga koordinatori i Business Forum Prizren, z. Levent Buş, vizitoi kompaninë , me pronar z. Shaqir Rrahmanaj.
Gjatë këtij takimi, theksi u vendos në sfidat që bizneset po kalojnë veçanërisht në këtë periudhë të vështirë ekonomike.
Kompania “Swiss Windows”, me seli në Prizren, Kosovë, projekton dhe prodhon dyer dhe dritare të një cilësie të lartë. Prodhimi kryhet përmes pajisjeve moderne të teknologjisë, plotësisht automatik (i kompjuterizuar).
