Kryetari Fejzi vizitë në kompanitë “Infinit shpk” dhe “Lux Dekor” në Prizren
Vizitat e rradhës të Kryetarit të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, ishin në kompaninë “Infinit shpk”, me pronar z. Ideal Qollaku dhe në kompaninë “Lux Dekor”, me pronar z. Nait Peqani. Kryetari Fejzi ishte i shoqëruar nga koordinatori i Business Forum Prizren, z. Levent Buş.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset në ushtrimin e veprimtarisë së tyre si dhe mbi mundësitë reale të bashkëpunimit me vendet e rajonit.
