Kryetar Fejzi i ftuar për të përshëndetur Panairin e Tekstilit dhe Lëkurës 2022

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, i ftuar për të përshëndetur hapjen e edicionit të tretë të Panairit të Tekstilit dhe Lëkurës 2022, me pjesëmarrje të bizneseve nga rajoni dhe më gjërë, i cili mbahet në ambientet e Expocity Albania.

Në fjalën e tij Kryetari Fejzi theksoi rëndësinë që ka sektori i tekstilit dhe lëkurës në ekonominë shqiptare duke pasur parasysh faktin që ky sektor përbën grupin më të madh të eksporteve në vend si dhe mundësitë që ofron ky panair ndaj bizneseve shqiptare dhe të huaja për të krijuar ura të reja bashkëpunimi.
Gjatë panairit përveç ekspozitimit të bizneseve të sektorit përkatës u zhvilluan konferenca me ekspertë ndërkombëtar, workshope si dhe platforma B2B.