Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar në takim me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një takim me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca.
Gjatë takimit, Kryetari Nagib Fejzi vendosi theksin mbi barrierat administrative që bizneset përballen gjatë shkëmbimit tregtar ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, domosdoshmërinë për lehtësimin dhe eleminimin e këtyre pengesave për të rritur aftësinë eksportuese të sipërmarrjes ndërmjet tre vendeve.
Po kështu, z. Nikolin Jaka, z. Nebi Hoxha dhe z. Berat Rukiqi përcollën shqetësimet e vazhdueshme që sipërmarrjet e vendeve respektive hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre eksportues, si: tarifat e larta për kryerjen e procesit të zhdoganimit, çmimet e referencës, njohja reciproke e certifikatave të analizës, bllokimi i eksportit të produkteve me origjinë shtazore në Maqedoninë e Veriut etj., duke kërkuar eleminimin e tyre për të mundësuar arritjen e një ekonomie komplementare.
Me ministren Krifca u diskutua për forcimin e prodhimit, zgjerimin e tregjeve, nxitja e eksporteve dhe mundësimi i zgjidhjeve të domosdoshme për të shmangur burokracitë dhe vonesat në pikat kufitare.




