FEMSH vizitë në Strugë

Nën organizimin profesional të anëtarit themelues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Mendi Qyra, njëkohësisht dhe Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Bordi Drejtues i FEMSH-së zhvilloi një vizitë mjaft produktive në Strugë, Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj vizitë, anëtarët e FEMSH-së u njohën më nga afër me qëllimet dhe punën e realizuar nga kompania “Trim Lum”. Themeluar në vitin 2000, “Trim & Lum” i ka shërbyer nevojës në rritje të zonës së Strugës për prona të reja dhe projekte të pasurive të paluajtshme përmes integritetit mbresëlënës dhe angazhimit për të dhënë rezultate me standardet më të larta të cilësisë.
Gjithashtu, në ambientet e kompanisë “Trim Lum”, Bordi Drejtues i FEMSH-së zhvilloi mbledhjen e rradhës ku ndër të tjerat u diskutua mbi objektivat kryesore që do të mbështetet puna e FEMSH-së në vitin 2023.
Pjesë e agjendës së përgatitur nga z. Qyra, ishte dhe çelja e iftarit ku bëri bashkë sipërmarrës të suksesshëm të hapësirave mbarë shqiptare.