Çelet edicioni i 11-të i panairit “Work&Study – Gati për shkollë”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizojnë edicionin e 11-të të panairit “Work&Study – Gati për shkollë”, në respektim të të gjitha rregullave dhe protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sot dhe për tre ditë me rradhë do të prezantohen universitetet, kompanitë dhe qendrat e trajnimit e edukimit më të sukseshme në treg. Gjithashtu, gjatë ditëve të panairit, do të vlerësohen idetë novative më të mira të të rinjve.
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar, i pranishëm në celjen e këtij edicioni, i uron suksese Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në këtë festival të talenteve të reja, pasi sot më shumë se kurrë ndjehet nevoja për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe të ideve novative.