Bordi Drejtues i FEMSH vizitë në Ulqin
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një vizitë në Komunën e Ulqinit. Ishte ky një takim i rëndësishëm ekonomik duke qënë se Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar është formacion i cili hulumton dhe vepron në të gjitha trojet shqiptare, duke qënë se nevoja e bashkëpunimit të ndërsjellët është e madhe.
Kjo vizitë u realizua në saj të agjendës së organizuar nga anëtari i Bordit Drejtues z. Nazif Cungu.
Bordi Drejtues u prit dhe në një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari, dhe bashkëpunëtorët e tij. Ishte një takim konsultativ në të cilin ku u diskutua gjërësisht mbi klimën e investimeve dhe projektet potenciale në Ulqin.


Gjithashtu, në nder të atdhetarit, z. Ymer Prizren, Bordi Drejtues i FEMSH-së u ndal për të bërë homazhe duke vendosur një kurorë me lule në varrin e tij.


Në përmbyllje u mbajt mbledhja e rradhës e Bordit Drejtues ku ndër të tjera u realizua një përmbledhje e veprimtarisë së FEMSH-së për vitin 2022 si dhe një pasqyrim mbi objektivat e arritur.

