Kryetari
Nikolin JAKA
Nikolin Jaka është kryetar i bordit drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar.
Ai ka lindur më 17 maj 1972 në Mirditë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Rrëshen, Jaka u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1994, si jurist, ai ka kryer disa detyra në administratën shtetërore, kryesisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku ishte përgjegjës për çështjet ligjore në marrëdhëniet “qeveri – sipërmarrje”.
Në vitin 1999, ai u largua nga administrata publike për të themeluar biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve publike. Në vitin 2006, mbajti pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ndërsa në vitin 2007 u emërua Zv/Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Më 24 tetor 2009, u zgjodh nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si Kryetar i kësaj dhome/CCIT, duke punuar për përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e sipërmarrjeve shqiptare në ekonominë evropiane.
Nikolin Jaka një figure e spikatur në fushën e biznesit dhe sipërmarrës me eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe përfaqësimin e komunitetit të sipërmarrësve në Shqipëri.