VIENNA ECONOMIC TALKS – PRISHTINA MEETING 2023
Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, shoqëruar dhe nga disa anëtarë të Bordit Drejtues të FEMSH-së, morën pjesë në eventin “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”, mbajtur në Prishtinë, nën patronazhin e Kryeministrit, z. Albin Kurti.

Ky event u zhvillua në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës për të promovuar bashkëpunimin ekonomik rajonal midis 13 vendeve anëtare të saj, duke u fokusuar në strategjitë për rritjen e bashkëpunimit rajonal, sigurimin e investimeve të qëndrueshme gjatë krizave dhe shfrytëzimin e inovacionit dhe teknologjisë për rritjen e vazhdueshme ekonomike.

Në fjalën e tyre të hapjes së kësaj konference, Sekretarja e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vienës, Ambasadorja Elena Kirtcheva si dhe Presidenti i Forumit Ekonomik të Vienës, Ambasadori Victor Jackovich, kishin si kryefjalë konsolidimin e rajonit.
Në këtë konferencë të rëndësishëm morën pjesë dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Odave Ekonomike të hapësirave mbarë shqiptare si dhe sipërmarrës të shumtë nga vendi dhe Europa.

