Takim me Ministrin e Bujqësisë në Kosovë, z. Faton Peci
Bordi Drejtues i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një takim me z.Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Kosovës.

Në takim u prezantuan objektivat e Forumit duke vendosur theksin në zgjidhjen e problematikave që hasin sipërmarrjet gjatë shkëmbimeve tregtare si dhe mbi potencialin investues në hapësirat mbarë shqiptare.

Me një qasje shumë pozitive, Ministri Peci shprehu gatishmërinë e tij në rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve.