Strukturat Drejtuese të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka përfunduar me sukses formimin e strukturave të tij drejtuese. Me zgjedhjen e kryetarit të ri te bordit drejtues z. Nikolin Jaka, dhe emërimin e nënkryetarëve:
- Z. Mendi Qyra – Sipërmarrës me mbi 30 vjet përvojë në sektorin e ndërtimtiti dhe sektorë të tjerë si turizmi etj. Ka shërbyer si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore që nga nëntori 2022. Në qershor 2025, shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës, për shkak të kandidaturës së tij, njoftoi dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Odës Ekonomike, respektivisht për të ruajtur neutralitetin e institucioneve apolitike
- Z. Besim Beqaj Me një karrierë mbi dy dekada në shërbim publik dhe akademik, Z. Beqaj ka mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës, përfshirë Ministrin e Integrimit Evropian, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Ministrin e Financave dhe Ministrin e Inovacionit & Sipërmarrësisë. Si ish-President i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka forcuar lidhjet mes komunitetit të biznesit dhe politikave zhvillimore. Në rolin e tij qeveritar, ka udhëhequr projekte strategjike si termocentrali “Kosova e Re” dhe autostrada Prishtinë–Shkup, duke tërhequr investime të mëdha dhe përmirësuar infrastrukturën. Z. Beqaj është gjithashtu profesor i Biznesit Ndërkombëtar dhe një mbështetës i fuqishëm i bashkëpunimit ekonomik me diasporën shqiptare.
- Z. Muharrem Salihu – Sipërmarrës dhe investitor nga Lugina e Preshevës (Serbi)I përkushtuar në fuqizimin ekonomik të komuniteteve shqiptare në rajon. Sipërmarrës italo-shqiptar i njohur, i cili së fundi është zgjedhur President i Confimprese Venezia, organizatë e rëndësishme për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në territorin e Venecias. Themelues i MELA Holding Group, një grup kompanish që operojnë në sektorin e prodhimit, shërbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar Përmes punës së tij, ai ka kontribuar në rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike mes Italisë dhe Ballkanit
- Z. Argtim Hani – Sipërmarrës nga Maqedonia e Veriut, me seli në Vienë, me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit, transportit dhe logjistikës. Ai zotëron dhe menaxhon “Hani Holding”, një kompani aktive në tregun austriak dhe shpesh përmendet si një nga biznesmenët më të suksesshëm me origjinë shqiptare në Austri. Promovon lidhjet tregtare dhe investimet mes bizneseve shqiptare në rajon dhe më gjerë. Sipërmarrës i njohur shqiptar
- Z. Nazif Cungu është politikan dhe sipërmarrës i njohur nga Ulqini, Mali i Zi, me përvojë të gjatë në drejtimin e komunës së Ulqinit në dy mandate. Si themelues i partisë Forca e Re Demokratike, ai ka punuar për mbrojtjen e interesave të komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe ka promovuar zhvillimin e turizmit dhe investimeve strategjike në rajon. Në biznes, ai drejton kompaninë familjare Cungu & Co., që operon në disa qytete të Ballkanit dhe punëson mbi 100 persona. Angazhimi i tij i vazhdueshëm në shoqëri civile dhe bashkëpunimi me organizata të ndryshme forcojnë lidhjet ndërmjet komuniteteve shqiptare dhe zhvillimit ekonomik rajonal.
Forumit i është dhënë një udhëheqje e fortë, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, që mbulon të gjithë komunitetet shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Diasporën dhe Shqipërinë.
Kjo strukturë synon të sigurojë koordinim efektiv dhe zhvillim të qëndrueshëm të iniciativave ekonomike në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, duke fuqizuar bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e interesave të komuniteteve shqiptare në nivel ekonomik.