Njihuni me Moderatorët e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”
Prof. Dr. Selami Xhepa
Aktualisht President dhe profesor lektor me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, me mbi një dekadë përvojë akademike në fushën e parasë, politikës monetare dhe ekonomisë së integrimit në BE.
Ka shërbyer si ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë (1998–2002), menaxher kërkimi në Qendrën Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (2002–2005), si dhe në disa pozita në qeveri: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Huaja (1993–1998) dhe Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet Ekonomike (2005–2009). Ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë (2009–2013).
Autor dhe bashkautor librash e artikujsh akademikë, është gjithashtu kontribues i shpeshtë në media mbi reformat dhe politikat ekonomike.