Njihuni me Moderatorët e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”

Prof. Dr. Ilir Çapuni
Prof. Dr. Ilir Çapuni
Shkencëtar kompjuterik, politikan, sipërmarrës dhe inovator shqiptar me doktoratë nga Boston University. Ka kontribuar me kërkime të avancuara në fushën e llogaritjes së besueshme dhe algoritmeve të rrjeteve, duke themeluar gjithashtu iniciativa që lidhin shkencën me aplikimet praktike në industri të ndryshme.

Përtej akademisë, është një eksplorues i apasionuar dhe instruktor i zhytjes teknike, i njohur për zbulimin dhe dokumentimin e anijeve historike të mbytura në Adriatik. Puna e tij ndërthur teknologjinë, sipërmarrjen, arsimin dhe politikën.