Njihuni me Moderatorët e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”

Prof. Dr. Enver Hoxhaj
Prof. Dr. Enver Hoxhaj
Një nga politikanët më aktivë të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit. Deputet i Kuvendit të Kosovës për tetë legjislatura radhazi, me përvojë të gjerë si ministër në disa dikastere kyçe: Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2008–2011), Ministër i Punëve të Jashtme (2011–2014; 2016–2017), dhe Zëvendëskryeministër (2017–2020). Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në negociatat për pavarësi (2005–2007) dhe ka luajtur një rol kyç në shtetndërtimin e vendit.

Prof. Hoxhaj ka një karrierë akademike të spikatur si profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe studiues në London School of Economics dhe Johns Hopkins University. Ka mbrojtur doktoraturën në Histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë punimeve e librave, përfshirë veprën e fundit “Përplasja e Madhe – Si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin”.

Flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe serbo-kroatisht.