Mirëseardhje Anëtarëve të Rinj në Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar

Kemi kënaqësinë të njoftojmë praninë e anëtarëve të rinj në Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, duke fuqizuar kështu përfaqësimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë dhe duke sjellë ide të freskëta dhe energji pozitive në punën e forumit.

Bashkëpunimi dhe angazhimi i anëtarëve të rinj do të jenë kyç për realizimin e objektivave tona të përbashkëta dhe për avancimin e zhvillimit ekonomik mbarëshqiptar.

Përfshirja e anëtarëve të rinj në Bord:

  • Z. Agim Shahini është sipërmarrës me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe Kosovë. Ai kontribuon aktivisht me aftësitë e tij në komunikim dhe koordinim për arritjen e objektivave të Forumit.
  • Z. Xhelal Mehmeti – si sipërmarrës me përvojë të thellë në sektorin privat në Basel, Zvicër, sjell ide inovative dhe strategji të qëndrueshme për avancimin e ekonomisë mbarëshqiptare.
  • Z. Agron Mustafi është sipërmarrës dhe ekspert i financave me përvojë ndërkombëtare në menaxhimin e burimeve, kryesisht në Mal të Zi dhe Kosovë. Përgatitja dhe kontributi i tij profesional forcon aspektin financiar dhe planifikimin strategjik të Forumit.
  • Z. Xhemail Dauti ka një karrierë të pasur si sipërmarrës dhe profesionist në sektorin publik dhe privat në Serbi dhe Shqipëri, me fokus në zhvillimin e politikave ekonomike dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike. Ekspertiza dhe angazhimi i tij janë të rëndësishëm për koordinimin e iniciativave rajonale dhe ndërkombëtare.