Mblidhet Bordi Drejtues në Prishtinë
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi mbledhjen e Bordit Drejtues në ambjentet e Odës Ekonomike të Kosovës, në Prishtinë. Kjo mbledhje u organizua në frymën e bashkimeve të potecialit ekonomik në hapësirat mbarë shqiptare.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan objektivat ambicioze që do të ndërmarrë Forumi në vazhdim duke synuar rritjen e ndikimit të sipërmarrjeve shqiptare në rajon dhe arritjen e një ekonomie komplementare.

Me shumë kënaqësi mirëpritëm anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar z. Argtim Hani, z. Nazif Cungu, z. Muharem Salihu dhe z. Valon Osmani duke mundësuar kështu shtrirjen e fushës së veprimtarisë së Forumit dhe në Serbi, Mal të Zi dhe Diasporë.
