Kryetari i FEMSH, z. Nagib Fejzi, nderohet me çmim në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”
Në vitin e tetë rradhazi mbahet spektakli “Krishtlindje në Tiranë” organizuar nga Guga Production dhe producenti Sokol Guga.

Në magjinë e kësaj feste dhe këtij spektakli, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, nderohet me “Sahatin e Tiranës”, me çmimin e mirënjohjes për kontributin e tij të veçantë në bashkimin e sipërmarrjes mbarë shqiptare.

Gjithashtu ishin të ftuar dhe figura të shquara të botës së artit, politikës dhe biznesit si ish presidenti kroat z. Stipe Mesic dhe aktorja e njohur znj. Maria Grazia Cucinotta.