Kryetar Fejzi i pranishëm në Konferencën Rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”
Mbahet Konferenca Rajonale me temë “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, nën organizimin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë.
Të pranishëm në këtë event ishin Zëvëndës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Bytyqi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Kryetarët e Dhomave Rajonale, drejtorët ekzekutiv të Dhomave Rajonal si dhe të ftuar të tjerë të cilët ishin në prezencë fizike dhe online.
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Fejzi theksoi rëndësinë që ka sjellë bashkëpunimi i ndërsjelltë midis Dhomave të Rajonit në përballimin e sfidave për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë Covid-19. Gjithashtu, z. Fejzi u shpreh se eleminimi i barrierave gjatë shkëmbimeve tregatare midis Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë efekte positive në ekonominë tonë.