Kolegji Universitar “Qiriazi” kremton “Përvjetorin e Artë”
Kolegji Universitar “Qiriazi” kremton “Përvjetorin e Artë”
Me ftesë të Presidentit të Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe anëtarit të Bordit Drejtues të FEMSH, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ishte i pranishëm në kremtimin e “Përvjetorit të Artë” të këtij kolegji universitar.

Kolegji Universitar “Qiriazi” është pasardhës i “Insititutit Femëror Qiriazi” i themeluar në Kodër Kamëz në vitin 1922, i rihapur mbi bazën e “Shkollës së Vashave” në Korçë më 1891.
Ky kolegj universitar është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, që ka historinë e vazhdimësisë: 131 vite nga themelimi në Korçë dhe 100 vite nga rihapja në Tiranë.
Në këtë ceremoni ishte prezent z. Talat Xhaferri, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku u vlerësua me çmimin “Doctor Honoris Causa” për kontributin e Tij të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Gjithashtu ishin të pranishëm dhe figura të njohura të botës akademike e të biznesit.
