Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar viziton kompaninë “Walone Fashion Group”.
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar vizitoi kompaninë “Walone Fashion Group” të anëtarit që sapo iu bashkua Bordit Drejtues të FEMSH-së, z. Valon Osmani.

Walon Fashion Group është një grup i talentuar i stilistëve të modës, që dizajnojnë veshje për çdo lloj eventi si për femra ashtu dhe për meshkuj. Fuqia e kësaj kompanie vjen nga pasioni i stilistëve për të bukurën si dhe përdorimi i materialeve cilësore e luksoze duke i dhënë akoma më shumë forcë synimit që “Walone Fashion Group” të bëhet një emër i njohur në tërë botën.


