Bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Republikën Dominikane

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, shoqëruar nga një delegacion biznesi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Dominikane.
Të pritur nga konsulli i nderit për Shqipërinë, José Manuel Romero, ky delegacion biznesi ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare apo kontakte me biznesin e këtij vendi.
Gjatë kësaj vizite, z. Fejzi nënshkroi një memorandum bashkëpunimi më znj. Angelina Biviana Riveiro Disla, Drejtoreshë e Institucionit ProDominicana, me qëllim krijimin e mundësive të bashkëpunimit në shkëmbimet tregtare.
Gjithashtu u nëshkruan disa marrëveshje biznesi të rëndësishme ndërmjet Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka dhe Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore z. Nebi Hoxha me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë Santo Domingo z. Manuel Sued Luna.