Nisma për organizimin e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka nisur përgatitjet për organizimin e “Forumit Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim”, i cili pritet të jetë një moment kyç për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik mbarëshqiptar. “Forumi Ekonomik për Zhvillim dhe Integrim” do të bashkojë përfaqësues të biznesit, politikës dhe institucioneve nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, duke krijuar një platformë për bashkëpunim konkret dhe iniciativa të reja.

Koordinimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme do ta udhëheqë z. Gjokë Uldedaj, personalitet me eksperiencë të gjerë në fushën e ekonomisë dhe arsimit të lartë, ish-deputet dhe akademik i njohur. Me përvojën e tij në hartimin e politikave ekonomike dhe lidhjet e gjera me komunitetin e biznesit, ai pritet të sigurojë një organizim profesional dhe një agjendë të pasur me diskutime dhe ide praktike për zhvillimin ekonomik mbarëshqiptar.

Na ndiqni për datën dhe agjendën zyrtare!