Kryetari i Ri i Bordit Drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar

 

Më datë 13 mars 2025, Bordi Drejtues i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH) zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte zgjedhja e drejtuesve.

Me votën e anëtarëve të Bordit Drejtues, z. Nikolin Jaka është zgjedhur Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH).

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e strukturave udhëheqëse të forumit dhe në avancimin e objektivave strategjike të tij.

Z. Nikolin Jaka  një figure e spikatur në fushën e biznesit dhe sipërmarrës me eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe përfaqësimin e komunitetit të sipërmarrësve në Shqipëri. Ai drejton Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë që prej vitit 2009, duke punuar për përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e sipërmarrjeve shqiptare në ekonominë evropiane.

Përmes angazhimeve të tij në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, Z. Jaka promovon lidhjet ekonomike në Ballkan dhe mbështet zhvillimin e iniciativave të përbashkëta mbarëshqiptare.

Z. Jaka do të udhëheqë me përkushtim dhe vizion të qartë proçeset e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet komuniteteve shqiptare në rajon dhe diasporë. Eksperienca e tij e gjerë në menaxhimin e projekteve rajonale dhe ndërkombëtare do të shërbejë si shtytës kyç për arritjen e objektivave strategjike të Forumit.

Në drejtimin e tij, FEMSH synon të forcojë rrjetet ekonomike, të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin, si dhe të bashkojë aktorët kryesorë të sektorit privat dhe publik për të ndërtuar një platformë të fuqishme për zhvillimin ekonomik mbarëshqiptar.