Bordi Drejtues vizitë në Pejë, Kosovë
Me një agjendë të mirë detajuar, përgatitur nga Zv. Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Besim Beqaj, Bordi Drejtues i FEMSH-së zhvilloi një vizitë zyrtare në Pejë, Kosovë.
Gjatë kësaj vizite u realizuan disa takime me mjaft interes për veprimtarinë e FEMSH.
Në takimin me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, u diskutua gjërësisht mbi klimën e investimeve në Pejë, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit, midis sipërmarrjes private dhe pushtetit vendor, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.


Pjesë shumë e rëndësishme e këtij organizimi ishte dhe takimi me Zv. Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, ku u prekën pika të rëndësishme mbi klimën e të bërit biznes si dhe mbi potencialet investuese në hapësirat mbarë shqiptare.

Ky organizim u konkludua me mbledhjen e rradhës së Bordit Drejtues, në të cilën u vendos unanimisht mbi anëtarësimin e z. Ylli Ujka, sipërmarrës i sukseshëm në Itali, pranë Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar.

