Kreu i FEMSH, z. Fejzi, takon Klubin e Prodhuesve të Kosovës
Barrierat gjatë shkëmbimeve tregtare, politikat doganore, klima e të bërit biznes, mungesa e burimeve njerëzore ishin disa nga temat e trajtuara në takimin e zhvilluar midis Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Në përmbyllje të këtyre takimeve Kryetari i FEMSH, z. Nagib Fejzi, shprehu dhe njëherë domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis shoqatave të biznesit në lobimin e zgjidhjeve të problematikave që sipërmarrja mbarë shqiptare përballet gjatë veprimtarisë së saj.