Takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
Në vazhdën e ndërlidhjes së veprimtarisë së Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar me Dhomat e tjera të Tregtisë, Kryetari z. Nagib Fejzi, së bashku me Kryetarin e OEMVP, z. Mendi Qyra, realizuan një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
Në këtë takim u prekën shumë problematika që shqetësojnë sipërmarrjen private në hapësirat mbarë shqiptare. Ndër të tjera, theksi u vendos te eksporti dhe importi në vendet e rajonit, mbi njohjen e certifikatave veterinare dhe fitosanitare eliminimin e kontrolleve të dyfishta dhe mbi Procesin e Berlinit.
Kryetari i FEMSH, z. Fejzi, potencoi faktin se bashkëpunimi duhet të jetë sa më i lartë me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe mundësive në lobimin e eleminimit të këtyre problematikave.
