Kryetar Fejzi në takim me Aleancën Kosovare të Bizneseve

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore z. Mendi Qyra, u prit në takim nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Gjatë takimit u diskutua mbi barrierat që sipërmarrja mbarë shqiptare përballet gjatë shkëmbimeve tregtare si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit në lobimin e lehtësimit dhe eleminimit të këtyre barrierave.