Bordi Drejtues i FEMSH-së mblidhet në Vienë

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një vizitë në Vienë, Austri, e cila u organizua nga anëtari i Bordit Drejtues të Forumit, z. Argtim Hani.
Gjatë kësaj vizite u mbajt dhe mbledhja e rradhës e Bordit Drejtues ku ndër të tjera u diskutua mbi potencialin investues të Forumit në hapësirat mbarë shqiptare.
Kënaqësi e veçantë ishte dhe pjesmarrja e dy anëtarëve më të rinj të Bordit Drejtues në Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar z. Nazar Mehmeti dhe z. Ylber Korça, dy sipërmarrës shumë të suksesshëm në Diasporë!
Gjithashtu, u zhvilluan dhe disa takime të rendësishme me ekspert austriak të fushave të ndryshme të sektorit ekonomik mbi mundësinë e realizimeve të projekteve të ndryshme.
               
Kjo vizitë u përmbyll më së miri, me eventin e organizuar nga z. Argtim Hani, ku të ftuar ishin dhe miq e dashamirës të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar.