Berat Rukiqi: “Ekonomia në Kosovë pas pandemisë”

Anëtari i Bordit Drejtues të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, njëkohësisht Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, në një intervistë në emisionin “Përballje ditore”, shprehet se, “Dy muaj pas vendosjes së masave detyruese për mbylljen e ne ende asnjë masë që e prek sektorin privat nuk e kemi zbatuar në tërësi”.

Nuk ka rëndësi ndonjëherë vlera e përkrahjes, por ka rëndësi koha e zbatimit dhe mënyra e zbatimit të asaj përkrahje. Kjo është shumë e rëndësishme për sektorin privat. Nuk është dashur të injorohet tani kur ka vështirësi të biznesit. Ne kemi të bëjmë me një strukturë të ekonomisë që nuk ka as rritje ekonomike të qëndrueshme, nuk ka as shumë burime të financimit, e të njëjtën kohë nuk ka ndonjë bazë të shëndoshë – shprehet z. Rukiqi