Rreth nesh
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH) është një organizatë jo fitimprurëse, e regjistruar si person juridik me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. FEMSH synon krijimin e një strukture lobuese me qëllim përmirësimin, zhvillimin dhe bashkimin ekonomik rajonal. Veprimtaria dhe shërbimet që ofron FEMSH janë të hapura për cdo individ dhe organizatë të interesuar për zhvillimin e aktiviteteve që synojnë arritjen e qëllimeve të FEMSH.
FEMSH e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Veprimtaria e FEMSH lidhet me mbrojtjen e interesave të sipërmarrjes rajonale. Promovimin e ideve liberale ekonomike si dhe lobimin ekonomik për lehtësimin dhe eleminimin e barrierave që sipërmarrjet hasin në shkëmbimet tregtare në rajon, duke mundësuar gjetjen e modeleve më të mira të bashkëpunimit ekonomik për arritjen e një ekonomie komplementare.