Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar merr pjesë në Workshop-in “Barrierat tregtare midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikë së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar merr pjesë në  Workshop-in “Barrierat tregtare midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së  Kosovës dhe Republikë së  Maqedonisë  së  Veriut”.

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar mori pjesë në  workshop-in e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Odën Ekonomike të  Maqedonisë VeriPerëndimore me temë “Barrierat tregtare midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së  Maqedonisë së Veriut”. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministria e Ekonomisë znj. Rozeta Hajdari, Ministri i Bujqësisë z. Besian Mustafa, përfaqësues të  Institucioneve, Ambasadave, organizatave të  ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Z. Fejzi, gjatë fjalës së tij, vendosi theksin mbi barrierat tarifore dhe jotarifore që sipërmarrjet hasin në shkëmbimet tregtare në rajon si dhe mundësitë reale në lehtësimin dhe eleminimin e këtyre barrierave.

Në fund të Konferencës Oda e Afaririzmit ndau mirënjohjen e saj Kryetarit të Forumit Ekonomik Mbarë Shqipëtarë, Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore.